Avioni bie mbi shina, policët shpëtojnë mrekullisht pilotin (video)

10 janar 2022 | 13:21

Policët në Los Angelos  kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht një pilot nga një avion i cili ishte rrëzuar disa sekonda para se të goditej nga një tren që po afrohej.

Videoja dramatike tregon tentativën e policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili ishte detyruar të bënte ulje emergjente mbi shinat e trenit.

Sipas mediave lokale, piloti, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Departamenti i Policisë në Los Angelos vlerësuan “heroizmin” dhe “ veprimet e shpejta” të efektivëve të policisë që “i shpëtuan jetën” pilotit.

https://twitter.com/LAPDHQ/status/1480363436311670784?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480363436311670784%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Favioni-bie-mbi-shina-policet-shpetojne-mrekullisht-pilotin-kujdes-pamje-te-renda%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një reagimi për media…