Avioni ndahet në dysh gjatë uljes në Costa Rica (video)

08 prill 2022 | 11:04

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Costa Rica së fundmi, ku një avion i postës gjatë uljes është ndarë në dysh, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Avioni Boeing 757-200, transportonte vetëm mallra dhe pako të postës së kompanisë gjermane DHL dhe ishte nisur 25 minuta para zbritjes, nga aeroporti i San Jose.

Kjo ngjarje mund të shkaktojë një mbyllje të përkohshme të aeroportit, pasi mund të ketë qenë infrastruktura e keqe ajo që mund të ketë shkaktuar aksidentin e avionit, i cili fatmirësisht nuk kishte ne bord njerëz por mallra.

Dy personat që përbënin ekuipazhin, janë në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë menjëherë pas aksidentit u dërguan në spital për ekzaminim mjekësor.

Megjithatë autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një problem me sistemet hidraulike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalja e fundit në publik e Jennifer Lopez i ka…