Avni Ajeti akuzon Shpejtim Bulliqin për fyerje të viktimave të natës së 18-19 prillit 199

28 shtator 2025 | 09:03

Ish-ushtari i UÇK-së, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit e kandidati për asamblistë në komunën e Podujevës, Avni Ajeti i cili në listën zgjedhore të PDK-së, mban numrin 5, ka akuzar pushtetarët të cilët kurrë në jetën e tyre nuk kanë derdhur djersë apo mund për lirinë e vendit. Poashtu Ajeti ka akuzuar edhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin i cili ka guximin t’i fyejë viktimat e natës së 18-19 prillit të vitit 1999.

Reagimi i Ajetit:

Nuk është rastësi që, 25 vite pas luftës, në krye të shtetit gjenden njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk kanë derdhur djersë apo mund për lirinë e vendit.

Ne jemi dëshmitarë të kohës kur pushka kërciste për liri, dhe atëherë shumë prej tyre patën mundësinë të tregonin se e donin atdheun, se ishin të gatshëm të derdhnin gjakun për liri – por nuk e bënë. Nuk morën pushkën kurrë në dorë.

Sot, disa prej atyre që atëherë u mbyllën në dhomat e tyre, duke ndjekur lajmet e agjencive të huaja për masakrat në Koliq e fshatra të tjera të Kosovës, gjenden në krye të shtetit. Ky është fati i zi i këtij kombi.

Për çudi, sot ata ngrejnë kauza për të mbrojtur hektarët e Çakorrit apo Kishën e Manastirit, ndërsa nuk na treguan kurrë se ku ishin kur ishte koha të dëshmonin sa e donin këtë vend. Vetëm Zoti e di se ku u strehuan atëherë.

Ne kurrë nuk ua kërkuam llogarinë, i lamë të merren me politikë, madje edhe bijtë e spiunëve e të shiturve zunë poste në qeveri, duke u marrë vesh vetëm për interesa pushteti. Për fat të keq, edhe sot, mes nesh, gjenden të njëjtët maniakë të pushtetit – madje edhe kryetari i komunës sonë, i cili ka guximin t’i fyejë viktimat e natës së 18-19 prillit të vitit 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Ferizaj, Visar…