
Avni Arifi fton qytetarët e Prishtinës të votojnë kandidatin e AAK-së me numrin 13
Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të votojnë Fadil Arifin, kandidatin e AAK-së me numrin 13.
Fadili, i cili është vëllai i Avni Arifit, garon në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës i prin kandidati për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha.
Në një postim të tij, Avni Arifi ka thënë se Fadili “gjithmonë ka qenë shembull i përkushtimit ndaj njerëzve përreth tij” dhe ka theksuar se vëllai i tij ka kontribuar në avancimin e sportit dhe ndihmën për komunitetin.
“Jam i bindur se si asambleist i Komunës së Prishtinës, Fadili do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të japë maksimumin e tij,” ka deklaruar Arifi.
Thirrja e Avni Arifit:
Fadili është vëllau i madh i cili gjithmonë ka qenë shembull i përkushtimit ndaj njerëzve përreth tij.
Gjatë gjithë jetës ka ndihmuar të tjerët, ka kontribuar në avancimin e sportit dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të të tjerëve.
Fadili ka marrë vendimin të kandidojë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me numrin 13. Jam i bindur se si Asambleist i Komunës së Prishtinës, Fadili do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jam shumë i sigurte se do te jap maksimumin e tij
Ju ftoj që të votoni Fadilin, numri 13 nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 174.