Avni Arifi tallet me Kurtin: Vuçiqi e takon Macronin, Kurti kryeimanin e Bosnjës

10 prill 2025 | 13:42

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka bërë një krahasim në mes të diplomacisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Ai ka thënë se derisa presidenti serb e ka takuar presidentin francez, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar kryeimamin e Bosnje dhe Hercegovinës, Husein ef. Kavazoviq.

Këtë të fundit, sipas Arifit, Kurti e ka takuar për të lobuar te deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

“Kqyr çka është diplomacia krahasuese: Vuçiq dje ka takuar presidentin e Francës, Makron me të cilin ka biseduar për bashkëpunim politik dhe ekonomik në mes të dy vendeve.  Kurti ka takuar kryeimamin e Bosnjës që ai me lutë Duda Baljen me ja dhanë votën me kriju qeveri. Përpara Kosovë”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi, Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të…