Avni Berisha zgjidhet Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së

18 maj 2026 | 20:14

Në mbledhjen e rregullt të 149-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur unanimisht Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Mandati i tij në këtë pozitë do të fillojë më 18 qershor 2026.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit vlerësuan përvojën akademike dhe kontributin e profesor Berishës në fushën e arsimit të lartë dhe sigurimit të cilësisë, duke i dhënë mbështetje të plotë për udhëheqjen e KSHC-së në periudhën e ardhshme.

Deri më tani, pozitën e Kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë e ka ushtruar profesoresha Hasnije Ilazi, e cila nuk ka konkurruar për një mandat të dytë në Këshill.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbetet organ kyç në garantimin dhe avancimin e standardeve të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë, në kuadër të mandatit të Agjencia e Kosovës për Akreditim. /IndeksOnline/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot kanë dalë në…