‘Avni Dehari, as nuk të takon e as nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë’

13 korrik 2025 | 14:21

Jursti Ehat Miftaraj i ka reaguar Avni Deharit, i cili për të 46 herë me radhë, arbitratisht, mbyll seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, të cilën e ka bllokuar me një mocion procedural kundër Rregullores së Kuvendit.

Miftaraj e ka quajtur të “instrumentalizuar” në masë të madhe Deharin nga Vetëvendosja.

“Avni Dehari nuk të takon dhe nuk të ka hije të instrumentalizohesh deri në këtë masë duke e marrë e paralizuar institucionin më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e sheh…