
Avokatët e liderëve të UÇK-së ankohen për vizitat dhe komunikimet në qendrën e paraburgimit
23 prill 2025
| 14:48
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së është ankuar në seancën e sotme për problemet që janë duke pasur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasiqi për vizita dhe telefonata.
Avokatët kanë ngritur shqetësime se po kanë probleme edhe në takime me klientët.
Gjyqtari i Speciales, Smith, i ka udhëzuar palët të takohen me zyrën administrative për ta zgjidhur këtë problem.