Avokati Ardian Bajraktari: Lirimi i çlirimtarëve duhet të jetë epilogu i procesit

14 shtator 2025 | 17:21

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar sot në Hagë se objekti prapa tij është bërë sinonim i padrejtësisë dhe shkeljeve të të drejtave të palëve në procedurë. “Megjithatë, nga nesër do të shohim anën tjetër të medaljes,” tha ai.

Bajraktari shtoi se do të dëgjohet se si z. Thaçi udhëhoqi me sukses politikën e UÇK-së dhe si ai së bashku me krerët e UÇK-së u koordinuan me amerikanët dhe partnerët tanë strategjikë.

“Do të dëshmohet se në luftën tonë për liri nuk ishim vetëm. Do të dëgjojmë dhe shohim largpamësinë dhe kontributin e heronjve tanë të luftës e paqes, besimin në miqësinë me aleatët dhe përpjekjet titanike nga robëria deri te pavarësia,” tha Bajraktari.

Ai përfundoi duke theksuar se “lirimi i çlirimtarëve është dhe duhet të mbetet epilogu i këtij procesi të stërzgjatur dhe me shumë shkelje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës Ballkani ka fituar lehtë ndaj Drenicës, në…