Avokati Bajraktari: Në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së po cenohet barazia e palëve

22 korrik 2025 | 21:05

Avokati i Ardian Bajraktari ka vlerësuar se ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë po iu shkelen të drejtat.

Ai ka bërë me dije se për të qenë një gjykim i drejtë në një proces gjyqësor është e rëndësishme të respektohet parimi i barazisë së palëve në procedurë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky parim në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po cenohet seriozisht.

“Barazia e palëve në procedurë është parakusht për gjykim të drejtë. Për të qenë një gjykim i drejtë, prej elementeve esenciale dhe shumë të rëndësishme, madje krucial, është parimi i barazisë së palëve në procedurë Ky parim në procsin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së po cenohet seriozisht. Krahas shumë shkeljeve të evidentuara deri tash, shkelja e parimit të barabarësisë së palëve në procedurë është nga shkeljet e mëdha në një proces gjyqësor. Faktori kohë është esencial për të siguruar mbrojtje efektive ligjore në çdo proces gjyqësor, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me procese kaq të rëndësishme siç është ky në Hagë. Ngritja e zërit ndaj këtij procesi gjyqësor është ngritje e zërit ndaj padrejtësisë”, ka shkruar Bajraktari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçit, Luka Mishetiq gjatë konferencës së…