Avokati Bajraktari: Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës, ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi

02 maj 2025 | 14:35

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, i përfaqësuar nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi Ali Sefaj, ka dorëzuar të premten një padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Pallatin e Drejtësisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Avokati Bajraktari, ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Vendimi është marrë me bindjen tonë në shkelje të shumta ligjore, duke përfshirë thyerjen e parimeve të barazisë dhe diskriminimit. Ai cenon ligjin për procedurën e përgjithshme administrative dhe ligjin për rregullatorin e energjisë. Për këtë arsye, kemi kërkuar nga gjykata që ta anulojë vendimin dhe ta rikthejë procesin në pikën zero”, deklaroi Bajraktari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në akademinë…