Avokati Dixon: ZPS-ja nuk ka prova që Veseli drejtoi ShIK-un gjatë luftës

12 shkurt 2026 | 12:41

Rodney Dixon, avokati i Kadri Veseli është duke vazhduar me fjalën përfundimtare para trupit gjykues në Hagë.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për funksionimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK) në kohën e luftës dhe drejtimin e tij nga Veseli.

“Asnjë provë nuk na ka sjell ZPS-ja se ShIK-u ka qenë funksional në atë kohë. Vetëm pas luftës u krijua struktura e Shërbimit Informativ, vetëm në atë kohë ishte në gjendje të drejtonte atë”, ka thënë ai.

Dixon ka thënë se provat tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur të krijohej një strukturë e tillë.

“Kur Veseli flet për zhvillimin e Shërbimit Informativ i Kosovës (ShIK) pas luftës, ajo s’ka të bëjë fare me atë që mund të ketë ndodhur gjatë luftës. Nëse pas luftës po konsiderohej marrja e ndonjë informacioni, kjo nuk do të thotë se diçka e tillë ka ndodhur edhe gjatë luftës”, ka thënë Dixon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime mbi pikëpyetjet…