Avokati Doli: Rreth 60 persona janë intervistuar nga Prokuroria e Gjakovës për manipulim me vota
28 janar 2026
| 12:54
Avokati i njërit nga të intervistuarit nga Prokuroria e Gjakovës për manipulim me vota në Malishevë, Egzon Doli, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në rolin e komisionerit, dhe se me aq sa di ai, deri tash janë intervistuar, rreth 60 persona.
“Procedura është në fazë të hershme. Klienti im është në cilësi të anëtarit të komisionit. Klienti im e përfundoi intervistimin. Nëse nuk gaboj rreth 60 persona janë intervistuar. Roli i klientit tim ka qenë në rolin e anëtarit dhe jo të komisionerit, por megjithatë mbetet të shihet çfarë pretendon prokuroria”, ka thënë Doli.



