Avokati Emmerson kërkon lirimin e menjëhershëm të Kadri Veselit, reagon prokuroja

21 korrik 2021 | 17:59

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, ka thënë se prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër klientit të tij.

Avokati britanikja thënë se prokuroria e kishte thënë këtë hapur.

“Prokuroria ka thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, ka thënë avokati Emmerson.

Ai ka theksuar se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim që e shpallë atë të pafajshëm. “Do të ishte e drejtë që z. Veseli të kthehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, është shprehur Emmerson.

Në anën tjetër një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pohuar se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa evitoj t’i kundërpërgjigjej atij direkt për çështjen e lirimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident…