Avokati Emmerson: Në bazë të provave nuk ka asnjë akuzë që Veseli ka kryer krime

19 maj 2021 | 13:07

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ka thënë se Prokuroria Speciale është duke e bërë “copë-copë” punën e saj dhe se ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare janë duke u mbajtur në paraburgim derisa ky institucion të bëjë “njëfarë renditje”.

Këto deklarata Emmersoni i ka bërë në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku është duke u diskutuar për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Prokuroria tani po përmend shtatorin, datën që në fillim e sugjeroi për fillimin e gjykimit, dhe se çdo afat ishte një abuzim nga mbrojtja që ta bind për lirim të përkohshëm. Dosja paraprake duhej të ishte dorëzuar, këta njerëz janë në paraburgim në bazë të faktit se procedurat do të përfundonin dhe do të fillonte gjykimi. Fakti i çështjes është që prokuroria është ‘copë-copë’ në punën e saj dhe këta burra po mbahet në paraburgim që prokuroria ta paraqes çështjen e saj në njëfarë renditjeje”, ka thënë Emmersoni.

Emmersoni ka theksuar se në bazë të provave, Veseli nuk ka kryer krime lufte dhe nuk ka asnjë çështje kundër tij.

“Në rastin e zotit Veseli, në bazë të provave nuk ka asnjë akuzë që ai ka kryer një krim. Nuk ka asnjë akuzë të vetme që ai ka bashkëpunuar. Nuk ka çështje kundër tij, mbase prokuroria po mban diçka të fshehtë, po pres që të dalë diçka, por Veseli dhe Thaçi e dinin gjashtë muaj përpara, me gjithë garancitë e ofruara. Ne jemi në një situatë ku prokuroria po vepron shumë qartësisht në mënyrë jo të duhur, dhe po e përsëris, prokuroria jo vetëm e akuzoi mbrojtjen padrejtësisht që po e zgjaste fillimin e procesit, dhe tani po vijnë dhe po thonë se nuk mund ta fillojnë çështjen para se të jenë gati”, ka thënë ai.

Kadri Veseli`s lawyer Ben Emmerson has very good knowledge of Kosovo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është…