Avokati Gashi: Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për të dyshuarin B.B. për falsifikim të votave në Prizren

07 shkurt 2026 | 20:04

Gjykata e Apelit e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit”. Lajmi është konfirmuar nga avokati Valdrin Gashi nga Prizreni, përfaqësues ligjor i të dyshuarit.

Sipas avokatit Gashi, Apeli ka aprovuar ankesën dhe ka vendosur që masa e paraburgimit, e cila ishte caktuar më herët nga Gjykata Themelore në Prizren, të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij, B.B.

Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas shqyrtimit të lëndës dhe vlerësimit të rrethanave të çështjes, ndërsa i dyshuari do të vazhdojë të përballet me procesin gjyqësor nën masën e re të sigurisë.

Rasti lidhet me dyshimet për ndërhyrje dhe falsifikim të rezultateve të votimit, vepër kjo që parashihet dhe sanksionohet me legjislacionin penal në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Nju-Jorkut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që…