Avokati i familjes Ademaj: Pamjet e hotelit fundosin Kushtrim Kokallën, pagoi dhomën me deng parash dhe fshehu Naim Murselin

17 prill 2026 | 18:05

Gjatë seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i familjes së viktimës, Leutrim Syla, ka hedhur dritë mbi veprimet e të akuzuarve pas krimit, shkruan Insajderi

Sipas tij, video-incizimet nga hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë vërtetojnë rolin kyç të Kushtrim Kokallës në fshehjen e bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit.

Avokati Syla tha se, ndonëse mbrojtja e Kokallës ka mohuar përfshirjen e tij, pamjet filmike tregojnë një realitet tjetër.

Sipas avokatit, pas vrasjes, Naim Murseli ishte strehuar në hotelin në qendër të Prishtinës, i ndihmuar në çdo hap nga Kushtrim Kokalla.

“Vërtetohet saktë që Naim Murseli hyn në hotelin ‘Swiss’ duke mbuluar fytyrën e tij. Në atë gjendje, i duhet dikush për ta ndihmuar e mbajtur për krahu, dhe ai është kush tjetër veçse Kushtrim Kokalla. Ai i ka qëndruar afër qysh para vrasjes dhe pas saj për t’ia mbuluar krimin, duke qenë një pjesëtar i FSK-së për të manovruar më lehtë”, deklaroi Syla.

Një pikë tjetër e fortë e argumentimit të avokatit ishte momenti i pagesës në recepsionin e hotelit. Ai rrëzoi pretendimet e Kokallës se nuk kishte mjete financiare për të paguar qëndrimin në hotel.

“Mbrojtja e Kushtrim Kokallës ka mohuar në vazhdimësi pagesën. Mirëpo, nga video-incizimet shihet qartazi bankënota të cilën e dorëzon Kokalla. Madje, ai deklaron se nuk ka mundur të paguajë sepse nuk ka të ardhura të tilla, ndërsa në pamje Kushtrim Kokalla nxjerr një deng parash dhe i duhet kohë për të gjetur një bankënotë, pasi të tjerat ishin shumë më të mëdha”, shtoi avokati.

Avokati Syla u shpreh i bindur se Kokalla ka qenë njeriu që ka koordinuar veprimet e fundit pasi Naim Murseli kreu porosinë e vrasjes.

“Kushtrim Kokalla i ka kryer të gjitha punët pas vrasjes pasi e ka kuptuar që Naimi e paska kryer, edhe pse nuk është se i është dashur shumë sepse e ka thirrur Granit Plava dhe e ka njoftuar”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë ka votuar për…