Avokati i Haradinajt: Akuzat e ngritura nuk kanë prova të publikuara

30 prill 2021 | 14:22

Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, po diskutohet për rrjedhjen e informacionit për dokumentet e publikuara.

Avokati i Haradinajt, ka thënë se akuzat e ngritura, nuk kanë prova të publikuara, ndërsa prokuroria ka theksuar se nga hetimet e tyre janë vërtetuar akuzat e ngritura kundër Gucatit dhe Haradinajt.

“Dokumentet i kemi nxjerrë me 28 prill, janë 146 dokumente, një pjesë e tyre janë nxjerrë si nënkategori. Ka pasur edhe dokumente të kufizuara që të sigurohemi që skuadrat e mbrojtjes të kishin një version të redaktuar për të dyja ekipet dhe data është si afat kohor i përcaktuar nga ju. Hetimet tona kanë vërtetuar që akuzat tona janë të përligjura”, është thënë nga prokuroria.

Ndërsa avokati i Gucatit, ka thënë se janë skeptikë në sigurimin e dokumenteve të tjera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Negociatat nën rrebeshin e non-paperëve:…