Avokati i Hashim Thaçit mbërrin në Gjykatën Speciale
Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka mbërritur në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Sot Mishetiq do të paraqesë fjalët përmbyllëse para trupit gjykues.
Kështu ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në X gjatë ditës së martë.
“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.
Ndërsa deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar dje. Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.



