Avokati i Kadri Veselit: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si ‘kalë troje’

23 prill 2024 | 11:35

Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë.

Bëhet fjalë për dëshmitarin Ramiz Qeriqi.

Duke komentuar lidhur me disa materiale të cilat do të pranohen si prova, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se Prokuroria po e shfrytëzon këtë dëshmitar si kali të trojës.

“Në faqen 1 ka informacion për zonën e Nerodimes. Në faqen 3 funksionimi i Policisë ushtarake. Në faqen 6 për Task-Forcën dhe urdhrin që jep shtabi i përgjithshëm që të mos lëvizin, në faqet e tjera aktivitetet e Policisë Ushtarake”, ka thënë fillimisht prokurorja, të cilës i është kundërpërgjigjur Emmersoni.

“Kjo është arsyeja pse kjo qasje e gabuar po shfrytëzohet një dëshmitar i cili mund të tregojë se një pjesë e dokumentit është i saktë, për të trafikuar pjesën tjetër të këtij dokumenti të cilën prokuroria do të mbështetet për pjesët e tjera. Ky është shqetësimi që kemi identifikuar ne, pavarësisht se Prokuroria në këtë rast ka treguar haptazi pse ky dëshmitar po përdoret si kalë troje në këtë drejtim”, ia ktheu Emmersoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar i Sassuolos, Nedim Bajrami ka përfunduar në radarin…