
Avokati i kriminelit Radojçiq gëzohet pasi Gjykata Speciale pranoi ‘provat’ e MUP-it serb kundër liderëve të UÇK-së
Goran Patronijeviq është avokat i kriminelit serb, Milan Radojçiq. Pasi Gjykata Speciale ka pranuar “provat” e MUP-it serb kundër krerëve të UÇK-së, ai ka shprehur entuziazmin dhe gëzimin e tij duke thënë se ato janë prova me cilësi jashtëzakonisht të lartë.
Në arkivat serbe, siç ka thënë ai ka dokumentacion me cilësi jashtëzakonisht të lartë.
“Një pjesë e madhe e tij iu dorëzua Tribunalit të Hagës në procesin që u zhvillua kundër Ramush Haradinajt dhe disa anëtarëve të tjerë të UÇK-së. Nuk e di nëse në këtë rast është dokumentacioni që mund të jetë marrë nga Tribunali i Hagës apo nëse është dokumentacion që është marrë nga autoritetet tona shtetërore. Qofshin dokumente ushtarake, policore, gjyqësore, shtetërore apo edhe private, këto janë prova me cilësi jashtëzakonisht të lartë dhe çdo gjykatë duhet t’i vlerësojë ato”, ka pohuar Petronijeviq.
Pranimi i “provave” të MUP-it serb nga ana e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Opinioni publik në Kosovë është shqetësuar me involvimin direkt të shtetit serb në procesin gjyqësor në Hagë.