Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, reagon ndaj vendimit të Apelit

02 shkurt 2023 | 21:54

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, e cila vendosi të enjten të ulë dënimet vetëm për tre muaj për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Cadman ka thënë se ekipi i mbrojtjes së Haradinajt ka shprehur zhgënjimin ndaj këtij vendimi, duke bërë me dije se do të kërkojnë ta ankimojnë aktgjykimin e Apelit në Kolegjin e Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara, shkruan “Epoka e re”.

Ai ka theksuar se Apeli nuk i adresoi siç duhet argumentet e mbrojtjes që shkojnë në thelb të këtij procesi.

Avokati Cadman ka theksuar se pala mbrojtëse ka argumentuar se Nasim Haradinaj nuk ka pasur një gjykim të drejtë dhe, sipas tij, ka pasur parregullsi të rënda procedurale.

No description available.

“Në veçanti, ne argumentuam se prokuroria kishte dështuar të vendoste akuzat mbi provat përtej dyshimit të arsyeshëm, se kishte pasur shkelje të shumta dhe të vazhdueshme të zbulimit nga prokuroria, se dështimi për të hetuar siç duhet burimin e rrjedhjes së dokumenteve përbënte një problem serioz”, ka thënë avokati Cadman, duke theksuar se klienti i tij çdo veprim që ka ndërmarrë e ka bërë në interes të publikut.

Cadman ka pohuar se Apeli me këtë vendim ka shkaktuar një dështim të radhës të drejtësisë në këtë proces.

No description available.

Dënimet e njësuara, sipas Apelit, do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim dhe paneli i Apelit tha se koha e qëndruar në paraburgim do t’iu llogaritet në dënim.

Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Që të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në “Rubikon” në…