Avokati i Popullit kërkon drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie nga Gjykata Speciale

30 prill 2026 | 13:03

Avokati i Popullit Naim Qelaj në një konferencë për medie ka prezantuar shqetësimet e tij në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Qelaj ka kërkuar që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos dënohet, por njëkohësisht askush prej të fajtorëve të mos mbetet pa ndëshkuar.

“Tentimi për me i dhënë çfarë do konotacioni jashtë standardeve, në të cilat sistemi jonë i drejtësisë funksionon, me qenë se kjo Gjykatë është e Republikës së Kosovës dhe është shqetësim i secilit qytetar të Kosovës njëkohësisht edhe i imi si avokat i popullit, ne dëshirojmë që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos pësojë por edhe askush i fajshëm të mos mbetet i pandëshkuar, unë mendojë se ky raport t’i ndikojë Gjykatës Speciale në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe dhe me i dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura”, ka thënë Qelaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i organizatës prestigjioze Bar Human Rights Committee of…