
Avokati i Popullit për Ligjin për Skemat Sociale: Të respektohet vendimi i Kushtetueses
Avokati i Popullit ka mbajtur debatin “Pensionet kontributpaguese – të drejtat e pensionistëve dhe kontributpaguesit e diskriminuar”. Krejt kjo pas miratimit të Ligjit për Skemat Sociale nga qeveria, vendim ky i marrë pas shpalljes së mendimit nga Gjykata Kushtetuese për projektligjin.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se të larguarve me dhunë nga puna në vitet e ‘90-ta u janë shkelur të drejtat.
Ai ka kërkuar që për këtë çështje të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se ndryshimet në ligj mos të jetë diskriminues sikurse më tani, raporton EO.
“Çështjet për të cilat do të flasim sot janë fondi i pensioneve e detyrimi i shtetit. Në këtë drejtim konsideroj se e drejta e mohuar në dorën e autoriteteve duhet adresuar dhe, shpresoj që pas këtij takimi do të arrijmë në konkluzione mbi këto çështje”, ka thënë Qelaj.
Ai ka shtuar se nëse i referohemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë çfarë duhet të ndodhë që të merren masat e nevojshme për këto çështje që i përmendi.
“Janë rekomandimet; ndryshimi i ligjit në përputhje me Gjykatën Kushtetuese që të mos ketë me karakter diskriminues. Të fillohet të zbatohet ligji për familjarë dhe invalidë”, ka theksuar Qelaj.
Suzana Gashi, drejtoreshë e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi në këtë institucion, tha se shumë persona nuk kanë mundur të dëshmojnë përvojën e punës për shkak të largimit të pavullnetshëm nga puna.
Sipas saj, secili person që ka kaluar 65 vjeç ka marrë të njëjtën vlerë të pensione, pavarësisht a ka pasur përvojë të punës ose jo.
Ndue Kalaj, nga Sindikata e ish-nëpunësve Shtetëror të Kosovës të viteve të ‘90-ta, foli për rëndësinë dhe rolin e sindikatave dhe të shoqatave në zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe bashkëpunimi me autoritetet shtetërore.