Avokati i Popullit takohet me kryeshefin e ‘Pastrimit’ për mbeturinat në kryeqytet: Rama s’erdhi, por komuna duhet të gjejë zgjidhje

19 maj 2025 | 16:57

Avokati i Popullit ka diskutuar me menaxhmentin e kompanisë “Pastrimi” për problemin me mbeturinat në kryeqytet.

Në takimin në të cilin ishte ftuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Avokati i Popullit ka thënë se të punësuarve dhe qytetarëve të komunës po u shkaktohet dëm i madh, “duke rrezikuar qytetin nga përhapja e ndonjë epidemie dhe rrezikimit të shëndetit publik”.

“Duke e parë situatën e krijuar së fundmi në Komunën e Prishtinës lidhur me menaxhimin e mbeturinave, si dhe rrezikun real që kjo paraqet për sigurinë dhe shëndetin publik të qytetarëve, Avokati i Popullit u ka bërë ftesë për një takim të përbashkët kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe menaxhmentit të kompanisë ‘Pastrimi’. Qëllimi i takimit ishte që Avokati i Popullit të dëgjoj nga palët dhe të kuptoj më shumë se sa po cenohen të drejtat e qytetarëve nga problematika që është krijuar në mes palëve sa i përket menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet”.

“Në minutat e fundit, përfaqësuesit nga komuna kanë lajmëruar që nuk mund të marrin pjesë në takim, duke dhënë arsye që për Avokatin e Popullit nuk qëndrojnë. Qëndrimin e tillë, Avokati i Popullit e konsideron si mosrespektim të këtij institucioni dhe kjo tregon papërgjegjësi të plotë të përfaqësuesve të komunës në raport me interesin dhe hallet që i kanë qytetarët e Prishtinë si dhe më shumë se 800 punëtorë të kësaj kompanie”,  është thënë në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka njoftuar se kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica ka paraqitur “argumente” dhe ka dorëzuar “prova të mjaftueshme që tregojnë se ekziston një rregullore në fuqi, e aprovuar nga Kuvendi i Komunës se Prishtinës, të cilën komuna nuk po e zbaton dhe si rezultat i moszbatimit të kësaj rregulloreje, ka ardhur deri tek situata e krijuar kur kompania “Pastrimi” është në prag të falimentimit”.

Njoftimi i plotë:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës…