Avokati i Selimit: Nuk qëndrojnë pretendimet e Prokurorisë

13 shkurt 2026 | 11:15

Avokati i Rexhep Selimi, Eric Tully, ka thënë se Prokuroria e Hagës nuk është përpjekur fare që të provonte që Ministria e Rendit Publik, e drejtuar nga Selimi, ishte strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie në mbarë vendin.

“Për rrjedhojë, ky pretendim i Prokurorisë nuk qëndron dhe është tërësisht i pambështetshëm”, ka thënë ai.

Më tutje, avokati Tully ka thënë se Prokuroria u referohet disa dokumenteve pa datë dhe të panënshkruara.

“Mungesa e dokumenteve është një lloj dëshmie që nuk ekzistonte një strukturë e mirëorganizuar e Rendit Publik… mendojeni për një çast sa i rëndësishëm do të ishte roli i shefit operativ të policisë së një vendi, edhe në një situatë jashtë konfliktit në Kosovë. Kjo do të ishte një detyrë herkuliane. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim urdhra, udhëzime që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, në asnjë zonë të Kosovës nuk është lëshuar asnjë dokument, as nga zoti Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”, ka thënë Tully.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës kaorganizuar një aksion simbolik…