
Avokati i Sylejman Selimit: Specialja mendon se në shtëpi ka prova për pengim të drejtësisë
07 mars 2024
| 12:55
Avokati i Sylejman Selimit, Artan Qerkini, është deklaruar lidhur me bastisjen e Speciales në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së.
Qerkini e ka konfirmuar Selimi dyshohet për veprën penale të pengimit të drejtësisë.
“Siç edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z. Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhrit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.