Avokati i Thaçit: Jemi në pritje të autorizimit edhe për një dëshmitar tjetër

01 tetor 2025 | 12:04

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se janë në pritje edhe të një dëshmitari të ri.

Mishetiqi ka thënë se kanë marrë autorizimin për dëshmitarët “1DW008” dhe “1DW010”.

Ai ka theksuar se presin që të nxjerrin deklaratat e tyre për palët gjatë kësaj jave ose edhe nesër (e enjte).

“Besojmë që po, por ka disa faktorë që ndërhyjnë. Kemi parashtruar një mocion i cili nuk është vendosur akoma lidhur me një dëshmitar, pra nëse ai pranon ose jo dhe kjo hyn tek planifikimi i gjërat. Mandej, kemi një dëshmitar të dytë që diskutuam dje… do ju njoftojmë për të gjithë dëshmitarët që mbeten dhe që ne synojmë t’i përfundojmë brenda planit të paraparë”, ka thënë ai.

Derisa Robert Dixon, përfaqësuesi i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se vlerësimet e tyre lidhur me pyetjet që kanë planifikuar për dëshmitarët që do të ftohen nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, mbeten të njëjta.

Ndërsa, nëse kanë njoftim për dëshmitarë të tjerë, atëherë vlerësimet mund të ndryshojnë.

Derisa mbrojtja e Jakup Krasniqit, për dëshmitarët e vet, ka thënë se janë duke bërë rivlerësime.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith, ka deklaruar se palët duhet të përpiqen që të jenë më efikas në mënyrë që të arrihet që çështja e mbrojtjes të mbyllet më 14 nëntor ashtu siç është planifikuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.P.T. “Fatosi-Com” Adem Krasniqi B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e…