
Avokati i Thaçit kërkon që dorëzimi i dokumenteve të jetë i organizuar
Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Në fillim të kësaj seance, gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që palët të tregojnë nëse ka ndonjë parregullsi në lidhje me provat e nxjerra dhe të përcjella nga prokuroria te mbrojtje.
David Hooper, avokati kryesor në rastin e ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, pati vërejtje për formatin e një liste që i shoqëron materialet e Prokurorisë, raporton “Epoka e re”.
“Nuk do të çuditem i nderuar gjykatës që unë po flas vetëm për çështjen e nxjerrjes së materialeve. Do të flas për atë që sapo sugjeroi kolegia. I nderuar gjykatës ju jeni në dijeni për formatin listës që ka shoqëruar materialet që janë dorëzuara, qoftë me materiale shoqëruese. Ne siç e kemi thënë këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme, sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty. Cili është objektivi i kapjes së një kategorie. Ky material i dorëzuar nga pala që ka pasur atë material në dorë, p.sh kur thotë për krimet si krime bazë a është e përshtatshme, kjo çfarë krimesh, çfarë libra, çfarë sjellje. Pra të kthemi përsëri atij argumenti. Cili i akuzuar me çfarë elementesh, nuk specifikohet se është krim kundër njerëzimit apo krim luftë. Këto janë thjesht konform rregullës”, ka deklaruar David Hooper.
Edhe avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Ben Emmerson, ka thënë se është detyrim i prokurorisë që t’i plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit.
“Nuk është praktike që në këtë fazë mbrojtja të bëjë parashtrime me përshtatshmërinë e materialeve”, ka thënë ai.