Avokati i Thaçit njofton: Nesër në orën 09:00 do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale

10 shkurt 2026 | 16:55

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër (e mërkurë) në orën 09:00 do të nis deklaratën përmbyllëse në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.

Avokati ka shpërndarë një postim të Speciales për transmetimin e deklaratës përmbyllëse.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Evropës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org”, ka shkruar ai në një postim në “X”.

Prokuroria e Specializuar, ndërkaq, ka përfunduar të martën deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani…