Avokati i Thaçit: Prokuroria i bëri shtrembërime dosjes së vet

11 shkurt 2026 | 12:27

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka thënë se nuk është i vërtetë as pretendimi i Prokurorisë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, në verën e vitit 1998, ka refuzuar në çdo mënyrë të mundshme, “me zjarr” Qeverinë e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe që ndërmorën hapa për të krijuar “një Qeveri të re”.

“Duhet të theksojmë që kjo është e pasaktë, faktikisht dhe juridikisht. Nuk ka ekzistuar një Qeveri e zgjedhur e LDK-së, s’ka pasur zgjedhje dhe s’ka pasur qeveri të LDK-së. LDK-ja ka qenë parti politike, një grup joshtetëror dhe të ashtuquajturat zgjedhjet që ka mbajtur, kanë qenë zgjedhje joshtetërore. Madje, Qeveria e (Bujar) Bukoshit, as nuk ka qenë në Kosovë, ka qenë një qeveri e ashtuquajtur në mërgim. LDK-ja nuk kishte më shumë legjitimitet sesa UÇK-ja për të pretenduar autoritetetin që pretendonin”, ka thënë ai.

Sa i përket pretendimit se UÇK-ja ka marrë hapa për të krijuar një qeveri të re, Misetiqi ka thënë:

“Për këtë prokuroria citon deklaratën politike me numër shtatë. Por, është e qartë se ajo deklaratë politike trajton çështjen e krijimit të institucioneve të reja në kuadër të negociatave që do të mbaheshin me Serbinë dhe ndërmjetësoheshin nga ambasadori (Christopher) Hill. Deklarata nuk pretendonte se UÇK-ja po krijonte një Qeveri të re në vetvete, dhe do ta përjashtonte LDK-në”, ka thënë Misetiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP 5…