Avokati i Thaçit: Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

15 shtator 2025 | 08:51

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, pak para nisjes së seancës ku do të dëshmojë ish-diplomati, James Rubin, tha se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces.

në pamjet e dërguara nga gazetarja Rina Mujku, e cila po përcjell nga afër ngjarjes, Prosper thotë se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën  se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.

“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai për Mujkun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rubin është një diplomat dhe ekspert i njohur amerikan…