Avokati i Thaçit: ZPS-ja nuk ka prova kundër Thaçit

18 shkurt 2026 | 10:54

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Lluka Misetiq, ka thënë se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS-ja nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS-ja tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”.

“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS-ja është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, ka thënë Misetiq.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i ka mbështetur pretendimet me prova.

“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, ka thënë Misetiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë nisi sot me fjalët…