Avokati Koci: Gjasat janë reale që deri në prill 2026 të mbesim në të njëjtën gjendje

29 korrik 2025 | 21:07

Avokati Arianit Koci ka thënë se gjasat janë reale që deri në prill 2026 – kur skadon mandati i presidentës të mbesim në të njëjtën gjendje: pa Kuvend dhe me telashe të mëdha politike.

“Ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë. Tashmë tingëllon klishe të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin. Sidoqoftë…Nuk i duhet asgjë askujt, në një shtet që nuk funksionon si duhet? Të gjithë dështojmë!”, ka shkruar Koci në Facebook.

“Prandaj, a mendoni që pas 8 gushtit, duhet ta radikalizojë protestën?”, ka pyetur avokati Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti njofton opinionin publik se sot, më datë 29 korrik…