Avokati Koci: Lënda e policëve të rrëmbyer kalon nga Beogradi në Kralevë

16 qershor 2023 | 13:59

Tre policëve të Kosovës të kidnapuar në veri të vendit, departamenti special i Gjykatës së Lartë të Beogradit, ua ka kaluar lëndën në Gjykatën Themelore në Kralevë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një statusi në Fcaebook, ku ka thënë se një lajm të tillë ia ka konfirmuar një nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare në Beograd.

Ai ka shkruar se një veprim i tillë e hap rrugën që me presion politik të lirohen tre policët.

“Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar – t’a bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.

Bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët tanë do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënimet më buta. Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen. ‘P.s. Posa bisedova me njërin prej avokatëve në Beograd, të caktuar sipas detyrës zyrtare”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka komentuar situatën në veri…