Avokati Koci: Për komb e jap fenë katolike, islame e krejt fetë tjera

17 prill 2023 | 16:24

Paraqitja e hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, duke e përdhosur flamurin kombëtar shqiptar e duke e quajtur arnë e leckë, ka nxitur shumë komente në rrjetet sociale.

Pas këtij debati në rrjet, avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar duke thënë se për komb i jep krejt fetë.

“Besoj në Zot! Sa jam katolik jam edhe mysliman. Por, e jap fenë katolike, fenë islame dhe krejt fetë tjera, për komb. Për flamur e shqiponjë”, shkruan avokati Koci në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fitoren në Gjilan ndaj Dritës, KHF Ulpiana ka kompletuar…