Avokati Koci për Prokurorinë Speciale: Në rastin e Kurtit po tregohen të dobët

04 mars 2025 | 14:04

“Po tregohen të dobët”, ka thënë avokati Arianit Koci, referuar Prokurorisë Speciale, përkatësisht refuzimin tash e tre muaj të detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtitn, të shkojë në cilësi të dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore në MINT.

“Si qytetar, nëse Prokuroria e ka vënë veten në një situatë ku një person, një dëshmitar, mund të tronditë krejt sistemin, atëherë kjo është në rregull për prokurorinë”.

“Sepse, nëse prokuroria është aq e dobët sa nuk ka mundur të marrë një dëshmitar për tre muaj, atëherë ky sistem duhet të tronditet. Ju garantoj një gjë: nëse do të isha unë, ose ndonjë nga ju, i ftuar për hetim, deri tani do kishim dhënë dëshminë e lidhur me policinë. Këtu është e dobët prokuroria”, ka thënë Koci në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur…