Avokati kosovar, Ardian Bajraktari: Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë

28 maj 2025 | 16:05

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, ka thënë se procesi gjyqësor, ndaj krerëve të UÇK-së, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë.

Këtë koment e bëri Bajraktari, pas deklaratës së Kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila deklaroi se protestat e veteranëve të UÇK-së, janë treguese pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës.

“Procesi gjyqësor, pavarësisht ku mbahet, duhet me qenë i drejtë. Përgjegjësja, ndër më të mëdhatë për lejimin e stërkeqjes së procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, paska dhënë aludime të natyrës paragjykuese se çka do të ndodhte nëse ky proces do të zhvillohej në Kosovë”.

“Zonjës së nderuar do bërë me dije se liria e tubimit është e garantuar dhe se transparenca e procesit gjyqësor është rregull, po ashtu barazia e palëve është ndër kushtet themelore për një proces të drejtë sipas ligjit, e këto parime nuk janë marrë në konsideratë, për çka e bëjnë përgjegjëse për lejimin e shkeljeve të shumta përgjatë pesë vjetëve të këtij procesi”, ka thënë Bajraktari, duke shtuar se reagimet ndaj padrejtësive, janë thirrje për reflektim, janë thirrje për drejtësi!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë ka njoftuar se vendi do…