Avokati Musa: Deri në fund të vitit pritet përfundimi i gjykimit ndaj liderëve të UÇK-së

10 korrik 2025 | 11:58

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, Skënder Musa, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së po hyn në fazën përfundimtare.

Ai ka thënë se prokuroria është në fund të paraqitjes së saj dhe beson se brenda këtij viti do të përfundojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Ende nuk ka përfunduar faza e mbrojtjes ku do të merren në pyetje edhe dëshmitarët. Paraprakisht do të vendoset edhe kërkesa e mbrojtjes për urdhër në aktakuzë. Procesi gjyqësor është në fazën finale dhe nuk ka mbetur edhe shumë kohë që të përfundojë. Besoj brenda këtij viti do të ketë një përfundim të procesit gjyqësor”, ka deklaruar Musa për “FrontOnline”.

Sipas Musës, ende do të zhvillohen dëgjime të dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pritet vendimi për kërkesën e mbrojtjes lidhur me urdhrin në aktakuzë.

Ai ka thënë se nuk mund të bëhen parashikime të sakta për vendimin përfundimtar. “Dëgjohen edhe dëshmitarët e mbrojtjes dhe pastaj bëhet shpallja e aktgjykimit deri në fillim të vitit të ardhshëm besoj. Procesi është në fazë përfundimtare. Nuk mund ta parashikojmë asnjë proces gjyqësor. Bazuar në këtë që e kemi parë ka shanse të mira që të merret aktgjykim lirues, por nuk mund të paragjykohen vendimet e gjykatës”, ka thënë Musa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suksesi fantastik ndaj Real Madrid, fitorja me “poker” golash dhe…