Avokati tregon dëshmitë e cilëve zyrtarë të lartë do të përdoren në favor të Thaçit

19 gusht 2025 | 11:22

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka bërë me dije se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në rastin e mbrojtjes.

Dëshmitë do të jenë nga Madeleine Albright, Richard Holbrooke, senatori Doll, etj.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm dhe kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuar, sa i takon procesverbaleve, disa sqarimeve dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll, etj. Informacioni që kemi është shfajësues dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e prokurorisë. Informacioni shfajësues merr peshë të madhe, sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues. Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”,  ka thënë Prosper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nehat Duraku Së bashku me disa nipa nga Rahoveci,…