Avokati tregon sa vjet burgim mund të dënohet Aurora Pelaj

03 nëntor 2022 | 08:32

Avokati Arianit Koci ka treguar se deri në sa vjet burgim mund të dënohet infermierja që e rrahu të moshuarën në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ai tha se nëse do ta mbronte të dyshuarën, atëherë do t’i “kishte thënë që ta pranojë fajësinë ose të mbrohet në heshtje”.

“E kisha mbrojt pa asnjë dilemë, por kësaj infermieres i kisha thënë me pranu fajësinë ose m’u mbrojt në heshtje, nuk e kisha leju me bë anjë lloj arsyetimi, se veç po e rëndon pozitën e vet procedurale, e me ligj s’e ka me rëndu veten”, deklaroi Koci.

“Prokruroia e ka fillu me ‘sulm’. Për personat e ndjeshëm dënimi maksimal është me 3 vjet burgim, por duhet me i këqyr të gjitha rrethanat, por kjo është e drejtë e prokurorisë. Prokuroria ka me vlerësu pas të gjitha provave”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti “Orenda” tronditi dje shoqërinë kosovare. Brutaliteti  me të cilin…