Avokati: ZPS-ja gabimisht po përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

16 shkurt 2026 | 11:11

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis është duke paraqitur deklaratën përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore, dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, ka thënë Ellis.

Nga ana tjetër, avokati ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera.

“Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, ka thënë Ellis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen me një postim mjaft provokues…