Avokatja: Krasniqi nuk ka mbikëqyrur punën e departamentit juridik të UÇK-së

13 shkurt 2026 | 17:27

Ekipi mbrojtës i Krasniqit ka hedhur poshtë pretendimin e ZPS-së se ai kishte mbikëqyrur departamentin juridik të UÇK-së.

“Ky pretendim mbështetet dëshmitë spekulative që i kanë bërë për interesa të veta Bislim Zyrapit”, ka thënë avokatja Venkateswari  Alagendra.

Ajo ka thënë se nuk ka prova se udhëheqësi i gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna ka marrë udhëzime nga Krasniqi as që i ka raportuar atij.

Alagrendra ka thënë se vetë Dobruna e kishte konfirmuar se i ka dorëzuar raporte vetëm Azem Sylës kur ka qenë në Kosovë.

“ZPS-ja anashkalon dëshmitë fajësuese”, ka thënë Alagrendra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kritikave të opozitës, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që…