Avokatja Tavakoli flet për thirrjet e Thaçit për tolerancë në verën e vitit 1999

11 shkurt 2026 | 15:44

Nina Tavakoli, avokate e Hashim Thaçit, ka folur kundër pretendimeve të ZPS-së se Thaçi ishte në dijeni dhe nuk kishte vepruar për të ndëshkuar apo parandaluar krimet e kryera në verën e vitit 1999.

Tavakoli ka thënë se përgjegjës për ndjekjen e këtyre krimeve atëbotë ishte UNMIK-u dhe Thaçi krejt çfarë mund të bënte, si kryeministër i qeverisë së përkohshme, ishte të fliste për to dhe ai ka folur.

Tavakoli ka thënë se Thaçi ka bërë thirrje për tolerancë, ka kërkuar që serbët të mos largohen nga Kosova dhe kjo e ka ekspozuar, pretendoi ajo, ndaj rreziqeve personale dhe politike. Ajo ka thënë se ZPS-ja është bazuar kryesisht në një dëshmitar ndërkombëtar, që sipas Tavakolit, ishte i ri në mision ndërkombëtar dhe nuk e kuptonte pse pavarësisht deklaratave, dhuna nuk ndaloi. “Ne mendojmë se pse vazhdojë dhuna në verën e 99-s, pavarësisht thirrjeve për tolerancë nga Thaçi, ishte pikërisht se Thaçi nuk e kishte pushtetin ndaj këtyre kryesve”, ka thënë Tavakoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Agjencia e Lajmeve “Ekonomia…