Avramopoulos: Refuzimi i koutave të migrantëve i papranueshëm

24 janar 2018 | 19:24

Komisionari i Bashkimit Evropian për migrim, Dimitris Avramopoulos, ka tërhequr vërejtjen se do të jetë “e papranueshme” nëse vendet anëtare i refuzojnë kuotat e ndarjes së refugjatëve.

Ai i tha agjencisë AFP se marrëveshja për kuotat është e “arritshme” deri në afatin në muajin qershor, megjithë kundërshtimin e gjatë të shteteve lindore evropiane.

Këtë të enjte, ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së takohen në Sofie të Bullgarisë për të diskutuar për reformat e azilit, të cilat ishin bllokuar për më tepër se një vit, për shkak të mospajtimeve për kuotat e migrantëve.

Ish-shtetet komuniste të Bashkimit Evropian, përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Çekinë, fuqishëm i kundërshtojnë kuotat e detyrueshme, me argumentimin se ato mund t’i plotësojnë obligimet duke kontribuar në fondet për Italinë dhe Greqinë, të cilat janë të tejngarkuara, dhe paraqesin pikë të hyrjes për pjesën më të madhe të migrantëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia po u dërgon Shteteve të Bashkuara "sinjale kontradiktore" për…