Azem Kurtaj nuk është kriminel, nuk është si ata, ai ka gjak shqiptari!

07 janar 2023 | 17:39

Shkruan: Elmedina Ballazhi

Ata na kërcënojnë nuk reagojmë, ata gjuajnë mbi ne, prap nuk reagojmë, por qaq të poshtër jemi sa që pa e dëgju rrëfimin e ushtarit të FSK’së, ne “populli i dashur kosovar” ia bëmë gjyqin atij, e duke e sharë e ofenduar atë.

Pjestari i FSK’së, Azem Kurtaj nga Kaçaniku që u arrestua mbrëmë për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, ka gjuajtur për vetmbrojtje pasi që është rrethuar nga disa serbë në atë pjesë siç raportohet deri më tani. Qëllimi i serbëve ishte që ushtarit të FSK-së t’i bëhej një video duke ia shqyer uniformën dhe duke e ofenduar atë. Por ai nuk e bëri e ruajti me nder gjakun e babait të tij, dëshmorit, Danush Kurtaj dhe uniformën e shenjtë të FSK’së. Por, menjëherë ka qenë reagimi i nënës së 11- vjeçarit, se ushtari kishte shtënë me armën e tij në asfalt dhe pastaj plumbi qorr ishte drejtuar tek 11 vjeçari, pra i demantoi gojligët.

Disa portale e disa kriminel e udbasha që nuk ia dojnë të mirën Kosovës dhe qasaj uniforme e kanë linçuar Azemin. TURP?

A po ju kujtohet data 14 dhjetor 1998?

-Rasti Panda”, kishte ndodhur në qendër të Pejës, kur u vranë 6 të rinjë serbë, ndërsa për të askush nuk u dënua deri më sot, e fajin ua lan shqiptarve, për këtë rast të inskenuar nga ata psikopatët serb. Gjashtë persona kishin vuajtur burgun: Behar Bajri, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Agron Kollaqaku dhe Vllaznim Përgjegjaj.

Prandaj, ju të “dashur” populli jem rasti në Shtërpcë nuk kishte motive etnie. E as rasti në Kllokot. Ata e nisën fushatën ndaj nesh ‘kinse” ne jemi si ata, dhe prap po vazhdojnë me inskenime të kota, duke e luajtur viktimën para ndërkombëtarëve. Nuk jemi si ata, ruani identitetin SHQIPTAR!???⚫️

Ata po e inskenojnë dhe do të inskenojnë edhe “Panda II”, “Panda III”, e kështë me radhë. Kthjelluniiiiii……

P.S: U harru rasti i Artan Zymberit të vrarë në një burg të Serbisë me 27 nëntorë. Edhe rasti i arrestimit të Nezir Mehmetaj me 3 janar 2020, edhe shumë arrestime të shqiptarëve në burgjet e Serbisë. Po pra, u harruan??‍♀️

(Autorja është gazetare. Ka qenë dëshmitare në Gjykatën e Hagës në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K,…