Azem Syla takon Binak Dautajn, rikujtojnë kalimet ilegale të kufirit në vitet ’80

06 mars 2026 | 18:24

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, ka zhvilluar një takim me mikun e tij të vjetër, Binak Dautaj nga Carrabregu i Epërm i Deçanit, takim që i riktheu kujtimet e viteve të vështira të rezistencës në vitet ’80.

Përmes një njoftimi publik, Syla ka bërë të ditur se takimi me Dautajn kishte një domethënie të veçantë, pasi lidhet me periudhën kur ata, së bashku me Rifatin dhe Binakun nga familja Dautaj, kishin kaluar disa herë kufirin në mënyrë ilegale drejt Shqipërisë.

Sipas tij, udhëtimet kishin nisur nga bjeshkët e Gjerovicës dhe kishin vazhduar deri në Sylbicë të Shqipërisë, rrugë të vështira që kërkonin sakrifica të mëdha, por që, siç thekson ai, ishin të mbushura me besim, burrëri dhe miqësi të sinqertë.

“Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, e them për herë të parë publikisht atë shoqërim dhe përkrahje që ma dhanë gjatë asaj rruge të vështirë. Janë kujtime që nuk harrohen kurrë dhe miqësi që mbeten përjetë”, ka shkruar Syla në njoftimin e tij.

Takimi mes tyre, sipas Sylës, shërbeu edhe si moment reflektimi për sakrificat dhe solidaritetin e asaj kohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do ta…