Azemi akuzon KEDS/KESCO për vjedhje me njehsorë elektrikë, kërkon përgjegjësi

27 mars 2026 | 11:57

Zyrtari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka mbajtur një konferencë për medie para KEDS/KESCO në lidhje me njësorët elektrikë.

Azemi ka akuzuar KEDS-in për vjedhje me njësorët elektrikë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar përgjegjësi nga KEDS/KESCO.

“Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe me ju tregu që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasuar të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me ua shpjeguar me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale. Këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shkuar edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoruar implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani, përmes agjencisë “Fars” dhe një deklarate të shefit të…