Azemi: LDK-ja nuk i nënshtrohet arrogancës politike

01 maj 2025 | 15:16

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvend.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk i nënshtrohet arrogancës politike.

Azemi ka shkruar në “Facebook” se LDK-ja nuk ka mirëkuptim me ata që mashtrojnë.

“Qëndrimi ynë është i qartë, i vendosur dhe i pandryshueshëm. LDK qëndron me qytetarët – me ata që besojnë në institucionalitet, në vlerat demokratike dhe në një të ardhme të ndërtuar mbi parime. Ne nuk i nënshtrohemi arrogancës politike. As nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e qytetarit, me rendin institucional apo me interesin e vendit. Nuk mund të ketë mirëkuptim me ata që mashtrojnë, ofendojnë dhe veprojnë në mënyrë arbitrare. Nuk ka bashkëpunim me ata që nuk njohin as normat njerëzore, as ato demokratike. LDK qëndron konsistente – para, gjatë dhe pas çdo procesi zgjedhor. Kjo është arsyeja pse mbështetësit tanë sot ndihen krenarë. Ky është zotimi ynë. Ky është dallimi ynë”, ka shkruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e…