Azemi pas takimit me Muratin: U pajtuam që paga minimale nga janari të jetë 500 euro

30 tetor 2025 | 12:56

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro siç ata planifikojnë.

Azemi ka thënë se nëse gjithçka shkon mirë, atëherë, kjo pagë do të fillojë së implementuari në janar të vitit që vjen.

Azemi ka shpalosur edhe deklaratën e Muratit për atë se pagën minimale e përcakton edhe Këshilli Ekonomiko-Social, pa çka ai citohet të ketë thënë se i ka kompetencat për të vendosur.

“Ka qenë një shpjegim i ministrit për shkak se pagën minimale e përcakton Këshilli Ekonomiko-Social  në mungesë të saj, ai thotë se i ka kompetencat të vendos për ta derisa  që në këtë këshill janë edhe disa sindikata tjera. Po flas sipas ministrit, nuk i plotësojnë kushtet sindikatat tjera dhe për atë arsye nuk janë thirrur”, ka deklaruar Azemi.

Ndërsa Kushtrim Ahmeti nga Dhomat e Tregtisë ka thënë se takimi me Muratin ishte konsultativ e ku thotë të kenë kërkuar që ky proces të shtyhet deri të bëhet një ëeveri të plotë dhe një Kuvend funksional.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit…